Në shënimin e 19 vjetorit të “Betejës së Zhegocit” edhe zyrtarisht kanë nisur punimet për ndërtimin e autoudhës Prishtinë-Gjilan- Dheu i Bardhë, me ç’rast u tha se po bashkohet Prishtina me Preshevën.
Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, përmes facebook-ut, tha se përkujtimi i dëshmorëve është detyrë e gjithsecilit, pasi sipas tij fal gjakut të tyre sot ekziston mundësia e investimit dhe modernizimit të infrastrukturës.
Ministri shtoi se në janar të vitit 2019 do të fillojë autostrada tjetër Istog, Pejë, Deçan e Gjakovë që lidhen ndërmjet vete edhe Prizrenin dhe kështu sipas Lekajt të gjitha këto qytete do të lidhen me Tiranën.
“Autosdradat lidhin qytete, shtete e kombe, prandaj janë të nevojshme. Autostrada e Gjilanit do t’iu shërbej të gjithëve. Zhvillimit ekonomik dhe lidhjes se njerëzve si atyre të Republikës tonë, poashtu edhe rajonit. Kosova, Prishtina si kryeqendër e sajë, po lidhen me gjithë rajonin përmes autostradës “Ibrahim Rugova” me Shqipërinë, autostradës “Arbën Xhaferi” me Shkupin, autostradës Prishtinë – Pejë me Malin e Zi, autostradës “Zahir Pajaziti-Edmond Hoxha-Hakif Zejnullahu” me Serbinë, autostradës që sot filluam, atë të Gjilanit, me Kosovën Lindore dhe kështu me radhë deri në vitin 2023 do të përmbyllet i gjithë investimi në autostradat e vendit tonë”, ka shkruar Lekaj ne Facebook.
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...