Pak ditë më parë, Niko Kovac është emëruar si trajneri i ardhshëm i skuadrës së Bayern Mynih, por presidenti i skuadrës bavareze Uli Hoeness ka deklaruar se trajneri aktual i Eintracht Frankfurt nuk ka qenë i preferuari i tij.
Madje Kovac ka qenë i treti në listë, pas trajnerit aktual Jupp Heynckes dhe Thomas Tuchel, por të dy refuzuan. Objektivi i drejtuesve të Bayern ishte që të mbanin edhe një sezon trajnerin aktual, 72-vjeçarin Heynckes, i ardhur në tetor si zëvendësuesi i Carlo Ancelotti, por nuk pranoi.
Më pas doli emri i Tuchel, por edhe ai refuzoi, pasi deklaroi se ka firmosur që më parë për një ekip tjetër (mendohet PSG). Dhe në fund u vendos që ekipin kampion të Bundesligës ta drejtojë 46-vjeçari Kovac, që do të zëvendësojë pikërisht Heynckes në fund të këtij sezoni. “Ne donim që të merrnim një trajner që ishte i lirë dhe synonim të merrnim Tuchel, pasi Heynckes na konfirmoi se nuk do të qëndrojë sezonin e ardhshëm në stolin e Bayern, por edhe ai na refuzoi”, tha Uli Hoeness, presidenti i Bayern Mynih, transmeton telesport.al
“Më pas u ulëm sërish në tavolinë dhe nisëm bisedimet me Niko Kovac, që pranoi ofertën tonë dhe kështu që ramë dakord për trajnerin e ri. Për pak kohë ishim konfuzë për sa i përket të ardhmes. Na vjen keq që ndërpremë bashkëpunimin e tij me Frankfurt, por jam i sigurt se do të kemi një të ardhme të mirë me Niko”, tha Uli Hoeness.
Komisioni për të Drejtat e Njeriut takohet sot me KPM-në, fl...
Mblidhet sot Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, shqyr...
Trump fiton në Georgia, shkon në 246 vota elektorale, Harris...
Vranët dhe intervale me diell, moti për sot në Kosovë
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?