Stuhi dëbore, shira dhe tornado në SHBA, anullohen mbi 750 fluturime

15:13 | 15 Prill 2018
Arbresh.info

Atlanta- Stuhi pranverore vdekjeprurëse që pjellin tornado në jug të SHBA dhe stuhi dëbore në Plains dhe Midwest do të vazhdojnë të shpërthejnë nëkëtë  rajon, njofto Reuters. E diela sjell më shumë dëborë, reshje dhe erë që do të mbyllin aeroportet dhe lënë mijëra vetë pa energji elektrike.

Stuhitë shtrihen nga Gulf Coast drejt Midëest dhe janë duke u zhvendosur në drejtim të verilindjes dhe News Englad, tha Marc Chenard, një meteorolog i Qendrës së Parashikimit të Motit të NWS në College Park, Maryland.

Rreth një këmbë dëborë do të bjerë të dielën në veri të Wiskonsin, Michigan dhe Dakotën e Veriut, tha ai.

Kërcënimi i stuhive të dhunshme shtrihet nga një korridor nga gadishulli i Florida në North Carolina, South Carolina dhe Virginia.

“Nuk është lëshuar asnjë paralajëmrim për tornado në këtë zonë, por kushtet mund të jenë pjekur pasdite”.

Moti ka shkaktuar dy viktima në Nebraska dhe Wiskonsin sipas Radios Publike Kombëtare.

Stuhia vrau një vajzë 1-vjeçare, e cila ishte duke fjetur në një makinë kur i ra sipër një pemë.

Më shumë se 750 fluturime drejt dhe jashtë aeroporteve në Minesota dhe Toronto janë anulluar të shtunën deri të dielën, njofton faqja e internetit flightware.com./SYRI.NET

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme