Banorët e Kukësit shumë shpejt do ta kenë një tarifë të reduktuar për Rrugën e Kombit. Ministri i Infrastrukturës së Shqipërisë, Damian Gjiknuri po negocion me koncensionarin për ta ulur tarifën vetëm për kuksianët, duke lënë anash totalisht qytetarët e Kosovës. Këshilltari politik i ministrit të Infrastrukturës së Kosovës, Fatos Mani konsideron se Shqipëria po i injoron kosovarët, në fakt po i godet dhe vetëm Kosovës po i bie barra e pagesës së taksës për Shqipërinë.
I kontaktuar nga Gazeta Express, Fatos Mani, këshilltari i Pal Lekajt, thotë se është keq që Shqipëria e ka harruar Kosovën për negociatat për tarifa të reja për Rrugën e Kombit.
“Krejt çka mund të them për këtë temë, them se është mirë që është ulur taksa për banorët, por shumë keq që Kosova është harruar për marrëveshjen për tarifa te reja. Shumë keq që Ministria e Infrastrukturës së Shqipërisë e ka harruar Kosovën në trajtimin e tarifave të reja me koncensionarin”, tha Mani të dielën për Gazetën Express.
Mani konfirmoi se nga letra e dërguar nga ministri Pal Lekaj në Ministrinë e infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë, ku është ngritur shqetësimi për tarifën e lartë që i është vënë kosovarëve që frekuentojnë Rrugën e Kombit nuk është marrë ende asnjë përgjigje.
“Momentin që e kanë vendosur taksën ne i kemi dërguar letër, kemi kërkuar më shumë informata. Kemi ngritur shqetësimin tonë në harmoni me deklaratat e ministrit dhe të kryeministrit tonë. Ka qenë kërkesë për sqarime shtesë dhe mirëkuptim për të marrë ndonjë përgjigje prej tyre”, tha ai.
Sidoqoftë, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë në Shqipëri Damian Gjiknuri, gjatë ditës së djeshme deklaroi se tarifa për banorët e Kukësit do të jetë e pranueshme dhe për zvogëlimin e saj tashmë kanë filluar negociatat.
“Është një proces i filluar mirë dhe besoj brenda një periudhe shumë të shkurtër, përpara se të fillojë dhe njëherë funksionimi i pagesave të Toll-it, ne do të kemi një zgjidhje. Besoj do jetë shumë e pranueshme, por njëkohësisht nuk cenon edhe efektivitetin e kontratës, nuk cenon mbarëvajtjen e kontratës për mirë-menaxhimin e kësaj rruge”, ka theksuar Gjiknuri.
Deklarata e Gjiknurit ka ardhur pasi ditë më parë u zhvillua një protestë e dhunshme në “Rrugën e Kombit” kundër taksës së vendosur nga kompania koncesionare. Protestuesit janë përplasur me policinë dhe kanë qëlluar me gurë mbi efektivët, e më pas u kanë vënë zjarrin sporteleve ku do të kryhej pagesa.
Ndaj këtij vendimi kanë reaguar edhe kosovarët, por si duket Shqipëria ka vendosur t’i injorojë ata totalisht./Gazeta Express
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë