Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, edhe një herë ka thënë se koalicioni qeverisë e ka humbur shumicën e Kuvendit të Kosovës.
Hoti, përmes një shkrimi të adresuar në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka thënë se ky koalicion nuk ka legjitimitet.
“Situata e re e krijuar në vend, me humbjen e shumicës parlamentare nga partitë në pushtet, kërkon që të kapërcejmë interesat e ngushta politike. LDK-ja është e vendosur dhe e pa kompromis në ruajtjen e rendit kushtetues dhe demokracisë në Kosovë. Ne presim nga partitë e tjera t’i bashkohen nismës tonë për një tryezë të përbashkët për tu dakorduar për tejkalimin e situatës”, ka shkruar Hoti.
Hoti, mes tjerash ka thënë se koalicioni qeverisës e ka humbur shumicën në Kuvendin e Kosovës. Tani koalicioni ka vetëm 52 vota në Kuvend, ndërkaq partitë opozitare kanë 68 vota.
“Partitë opozitare të shumicës shqiptare në Kuvendin e Kosovës numërojnë 385 mijë vota. Ndërkaq, partitë shqiptare të koalicion qeverisës numërojnë 245 mijë vota. Prandaj, është e qartë se ky koalicion i pakicës nuk ka legjitimitet për të qeverisur”, ka thënë tutje.
Në fund, Hoti ka shkruar se “Çdo ditë e humbur pa një marrëveshje në mes të partive politike për punët që duhet kryer bashkërisht deri në zgjedhjet e parakohshme është rrezik dhe humbje për Kosovën”./arbresh.info/
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...