Google ADS

Gabimi që bëjnë femrat në ditët me diell rrit rrezikun e kancerit të lëkurës

09:57 | 15 Prill 2018
Arbresh.info

Nxirrja e trupit në plazh apo në kabinat solare, me kalimin e kohës shkakton dëme të mëdha në lëkurë. Rrezatimi ultravjollcë mund të dëmtojë ADNnë tuaj në nivel qelizor, e cila mund të çojë në kancer të lëkurës.

Personat të cilët nxihen në mënyrë të vazhdueshme rrezikohen më shumë nga kanceri i lëkurës. Për fat të keq, të rinjtë janë shpesh të pavetëdijshëm për rreziqet e nxirjes. Është vlerësuar se rastet e kancerit të lëkurës do të vazhdojnë të shtohen, sidomos te njerëzit të cilët “abuzojnë” me diellin në rininë e tyre. Sipas studimeve, edhe një ekspozim i vetëm në kabinat solare në moshë të re (para 35-ve) rrit rrezikun e zhvillimit të melanomës me 75%. Një seancë 15- 30 minutëshe është e barabartë me një ditë të tërë në plazh.

Dermatologët këshillojnë përdorimin e kremit gjatë 365 ditëve të vitit dhe në periudhës e verës faktori mbrojtës të jetë mbi 30

Çfarë është SPF?

SPF = Sun Protection Factor (faktori mbrojtës ndaj diellit)SPF është një numër i shkallëzuar që ju tregon sesa kohë një krem me filtra mbrojtës e mbron lëkurën nga djegia ndaj diellit. SPF gjithashtu ju tregon nivelin e mbrojtjes ndaj diellit.
›› SPF 15 bllokon 93% të rrezatimit UVB
›› SPF 30 bllokon 97% të rrezatimit UVB
›› SPF 50 bllokon 98% të rrezatimit UVB

SPF nuk tregon një masë mbrojtje ndaj rrezeve UVA. Megjithatë, pjesa më e madhe e kremrave me filtra mbrojtës ju mbrojnë ndaj rrezeve UVB por edhe ndaj atyre UVA. Zgjidhni kremin me faktor mbrojtës ndaj diellit, me SPF 15 ose më shumë. Përdorni kremra me filtra mbrojtës me “spektër të gjerë” që t’iu mbrojnë nga rrezatimi UVA dhe UVB. Aplikojeni 15-30 minuta para ekspozimit në diell. Aplikojeni në të gjithë lëkurën e ekspozuar, duke përfshirë edhe veshët, qafën dhe duart. Riaplikojeni çdo dy orë (kremi me filtra mbrojtës e humbet efektivitetin pas 2 orësh) ose më shpesh pas notit apo djersitjes. Zgjidhni kremra me filtra mbrojtës rezistues ndaj ujit./living.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme