Google ADS

Përdorimi i antidepresantëve gjatë shtatzënisë mund ta dëmtojë zhvillimin emocional të bebes

09:22 | 15 Prill 2018
Arbresh.info

Një studim me 98 bebe ka zbuluar se bebet që janë ekspozuar në mitër ndaj ilaçeve antidepresive kanë zhvillime anormale në zonat e trurit që ndërlidhen me emocionet.

Nënat e tyre kishin qenë të moshave 18 deri 45 vjet dhe dallimet në turinjtë e fëmijëve kishin qenë dramatike, transmeton Telegrafi.

Kjo kishte ndodhur edhe pasi faktorët tjerë si mosha, raca, etnia, të ardhurat, edukimi i nënës dhe çrregullimet psikiatrike dhe gjenetike ishin marrë parasysh.

Dr. Claudia Lugo- Candelas beson se ilaçet i rrisin nivelet e serotoninës në trurin e bebes dhe me kohën lindin problemet e ndryshme psikologjike.

Shkencëtarët gjithashtu tregojnë se ky informacion është i mirë sepse në të ardhmen duhet të gjinden mënyra më të mira për t’i trajtuar çrregullimet psikiatrike gjatë shtatzënisë, në mënyrë që të përfitojnë edhe nëna edhe bebja. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme