Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministren e Britanisë së Madhe, Theresa May, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve nga burimet presidenciale, në bisedë janë trajtuar zhvillimet e fundit në Siri.
Në bisedë kryeministrja britanike May, ka informuar presidentin turk, Erdoğan, në lidhje me operacionin të cilin e kanë zhvilluar kundrejt regjimit sirian.
Presidenti Erdoğan tërhoqi vëmendjen se Turqia gjithmonë ka dënuar në mënyrë të qartë përdorimin e armëve kimike.
Presidenti i Turqisë theksoi se rruga e vetme për të përfunduar persekutimin e regjimit sirian të cilën e kryen me armë kimike dhe ato konvencionale, dhe për paqen dhe qetësinë e përhershme të popullit sirian është zgjedhja politike.
Në bisedë gjithashtu theksohet se Erdoğan ka vënë theksin mbi rëndësinë e mos përshkallëzimit të mëtejshëm të tensioneve në rajon.
Një i moshuar vdes në një kafiteri në Obiliq, policia nis he...
Superliga vazhdon sot me dy superduele
Të kripura apo të ëmbla në mëngjes, çfarë këshillohet
Izraeli përshkallëzon sulmet kundër Hezbollahut
Lojtarët e Bayernit të acaruar me një vendim që ka marrë Kom...
Shënohet 25 vjetori i bashkëpunimit zhvillimor ndërmjet Koso...