Sulmi i përbashkët i SHBA-ve, Britanisë dhe Francë ndaj bazave të armëve Kimike në Siri, goditi “strehimet” ushtarake të Bashar Al Assad në Damask dhe Homs, ndërsa Pentagoni thekson se janë lëshuar rreth 100 raketa, për të cilat Rusia paralajmëron hakmarrje.
E gjithë situata është e nderë në Lindjen e Mesme, ku duket se një luftë e re pritet të nisë dhe Perëndimi nuk ka ndërmend të ndalet, nëse Rusia e Siria përdorin sërish armë kimike ndaj civilëve.
Për të diskutuar sulmin në orën 17:00 nisi në Këshillin e Sigurimit të OKB, një mbledhje emergjente.
SHBA nëpërmjet ambasadores së tyre në OKB, Nikki Haley janë shprehur se, “nëse Assadi ende përdor armë kimike, ne do të veprojmë sërish”.
“Nëse Siria ende përdor armë kimike, SHBA është e gatshme të thotë se sulmi ynë i rradhës është gati për të nisur”. “Kur Presidenti Trump kalon një vijë të kuqe, ai është i sigurt për hapin e tij” shtoi ajo, duke përsëritur se Trump “herë pas here dha mundësinë për zgjidhje mes diplomacisë”, por diçka e tillë nuk u pranua.
Sipas Haley “koha e fjalëve ka marrë fund”. “Ne i lamë vend diplomacisë, por koha e fjalëve ka mbaruar. Nuk do të lejojmë që regjimi i Asadit të përdorë armë kimike”, theksoi ajo. Haley gjithashtu foli për një “fushatë dezinformuese” të Rusisë.
Ndërkohë përfaqësuesi i Moskës në OKB u shpreh se sulmi i Perëndimit në Siri është “minim i autoritetit të Këshillit të Sigurimit”. Vassily Nebenzia ka dënuar fuqishëm “agresionin e SHBA kundër Sirisë” dhe sipas tij “kjo do ta bëjë katastrofën humanitare edhe më keq, përveç minimit të autoritetit të Këshillit të Sigurimit”.
“Është koha që SHBA të mësojnë se kodi ndërkombëtar i sjelljes në përdorimin e forcës rregullohet nga Karta e OKB-së”, tha Nebenzia.
Por nga mediat ndërkombëtare mësohet se pas sulmit në Siri, ka pasur një bisedë telefonike midis Vladimir Putin dhe homologut të tij francez Emmanuel Macron, i cili “ka hedhur poshtë kërkesën e liderit rsu për të ndarë me të provat që Franca ka për sulmin e dyshuar të armëve kimike në Duma”.
Kjo u konfirmua edhe nga ministri i Jashtëm rus Serghiei Lavrov. Ai tha: “Presidenti Macron, i cili ka deklaruar publikisht fakte të pakundërshtueshme që do të konfirmonin përdorimin e armëve kimike në Duma, foli në telefon me presidentin Putin.
Sipas Lavrov, përgjigja e Macron për kërkesën e Putin ishte kjo: ” Ne nuk mund t’i japim këto të dhëna sepse ato janë një sekret, aq më tepër një sekret jo i yni”./gsh/
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të