Organizata Studentore “Studim Kritikë Veprim” ka reaguar për masën e paraburgimit ndaj anëtarëve të kësaj organizate pasi u arrestuan të enjten mbrëma në Parkun e Qytetit pasi, sipas Policisë, pranuan shumë telefonata për zhurmë.
Sipas tyre masa e paraburgimit është e padrejtë.
“Gjykata Themelore e Prishtinës sot u ka caktuar padrejtësisht gjashtë aktivistëve tonë nga 1 muaj paraburgim. Të gjashtë aktivistët, Korab Muhadri, Pajtim Demaj, Hajredin Krasniqi, Kreshnik Gega, Januz Shatri dhe Endrit Shatri, u dënuan së bashku gjithsej me gjysmë viti paraburgim, vetëm për të arsyetuar dhunën brutale të përdorur nga policia e porositur”, thuhet në reagimin e SKV-së, e cila po ashtu ka akuzuar policinë për dhunë, duke thënë se sjellja e tyre bëri që situate të ndryshojë.
“Para ndërhyrjes së qëllimshme të policisë, ishte i qetë”, por “ishte represioni policor ai që ndryshoi anasjelltas rrjedhën e aktivitetit”, thuhet ndër te tjera në reagimin e tyre./Lajmi.net
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?