Google ADS

Haziri uron Gjilanasit për autostradën Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë

21:34 | 14 Prill 2018
Arbresh.info

Pas prezantimit të projektit ideor të autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë më 28 tetor 2015 dhe prezantimit të projektit detaj më 15 korrik 2016 nga Qeveria Mustafa, të dielën po fillojmë zyrtarisht me punimet pikërisht në 19-vjetorin e Betejës së Zhegocit.

Kështu ka thënë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri në një postim në llogarinë e tij në Facebook.

“Ky projekt gjigant do të sjell përfitime të mëdha për qytetarët e Gjilanit dhe do të ndikoj në zhvillim të hovshëm ekonomik. Urime gjilanas!”, ka shkruar ai.

Ministria e Infrastrukturës nesër do të mbajë ceremoninë e inaugurimit të fillimit të punimeve për ndërtimin e autoudhës “Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë”.

Ngjarja mbahet në vigjilje të “Betejës së Zhegocit”, në të cilën u vranë tetë ushtarë të UÇK-së dhe 18 civilë.

Ceremonia e inaugurimit të punimeve do të mbahet në Zhegoc të Gjilanit, me fillim nga ora 11:30

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme