Televizioni shtetëror sirian ka deklaruar se njësitë e policisë sirianë janë duke hyrë në qytetin e Doumës, vendi që dyshohet se u krye një sulm kimik dhe qyteti i fundit rebel në rajonin e Ghoutas lindore.
Media siriane ka treguar polic që mbanin flamuj sirianë dhe ka theksuar se “prania terroriste” në Douma do të përfundojë “brenda pak orësh”, transmeton portali arbresh.info
Hyrja e forcave qeveritare në Douma ndjek një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Rusia që siguroi dorëzimin dhe evakuimin e rebelëve dhe mijëra civilëve nga qyteti.
Douma dhe rajoni i shtrirë në lindje të Ghouta pranë kryeqytetit, Damask, kanë qenë nën kontrollin rebel që nga viti 2012 dhe ishte “hal n’sy” për qeverinë e Bashar al-Assad.
Marrja në kontroll të qytetit të Doumas, qytetit të fundit rebel në Ghoutan Lindore, shënon një fitore të madhe për Assadin./arbresh.info/
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...