Me iniciativën e ish-kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku, familja pesë anëtarësh e Fadil Mulës nga fshati Vitak i Skenderajt, shumë shpejt do t’i gëzohet shtëpisë së re.
Kjo familje deri tani ka jetuar në kushte të vështira jetësore, në një shtëpi që kishte vetëm një dhomë, e që nuk ofronte asnjë mundësi të duhur për të bërë një jetë normale.
“Kam vizituar familjen 5 anëtarëshe të Fadil Mules nga fshati Vitak i Skenderajt. Kjo familje deri më tani ka jetuar në kushte të vështira të banimit në shtëpi të vjetër njëdhomëshe. Më iniciativën time dhe me përkrahjen edhe të disa bashkatdhetarëve të vullnetit të mirë, shumë shpejt familja Mula do të bëhet me shtëpi të re. E kemi obligim, për aq sa mundemi, t’i ndihmojmë familjet që kanë nevojë sidomos për strehim!” ka shkruar Lushtaku në Facebook.
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte