Debati i pafund këtë vit është se ku do të përfundoj Neymar, pasi është përfolur shumë se braziliani nuk do të kthehet tek Paris Saint-Germain kur rikuperohet nga lëndimi.
Real Madrid dhe Barcelona janë të interesuar të sigurojnë shërbimet e brazilianit mirëpo dihet se për ta transferuar Neymar duhen së paku 250 milionë euro, ndërkaq që kalimi i tij tek njëra nga këto dy ekipe duket jashtë realitetit, përcjell insporti. Në këtë oqean të thashethëmeve, është futur Manchester United të cilët duket se duan me çdo kusht ta kenë Neymarin në radhët e tyre.
Mourinho duket të jetë i vendosur për ta transferuar Neymar, dhe në Manchester United, sipas Daily Mirror, po bëhen gati 400 milionë euro.
Nëse arrihet kjo marrëveshje atëhere do të nënkuptoj se pothuajse është dyfishuar shuma e cila e transferoj Neymar nga Barcelona në PSG.
Nëse Manchester United ofron 400 milionë euro për Neymar, atëherë vështirë se PSG do ta refuzoj një ofertë të tillë.
PSG me 400 milionë mund ta ndërtoj një skuadër nga fillimi nëse arrihet marrëveshje për Neymar me Manchester United.
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...