Barcelona shkruan historinë në La Liga me fitoren ndaj Valencias

18:07 | 14 Prill 2018
Arbresh Info

Barcelona ka bërë një tjetër hap drejtë titullit në La Liga pasditen e sotme (e shtunë) kundër Valencias.

Gjiganti katalunas ka fituar me rezultat 2 me 1 ndeshjen si nikoqir në Camp No kundër Valencias derisa kanë mbetur vetëm edhe shtatë ndeshje për tu luajtur në kuadër të kampionatit spanjoll, shkruan portali arbresh.info. Lideri në La Liga shkroi historinë me këtë ndeshje duke thyer rekordin për më së shumti ndeshje radhazi si të pamposhtur (39).

Goli nga Luis Suarez i dha një fillim perfekt “Blugranëve” që shijuan epërsinë që nga minuta e 15′ e ndeshjes. Sulmuesi uruguaian gjeti portën me lehtësi nga afërsia pas asistimit të bukur nga mesfushori brazilian Philippe Coutinho.

Valencia kishte më pas disa shanse të mira brenda pjesës së parë, por skuadra e Marcelinos nuk arriti të finalizonte topin në rrjetën e Ter Stegen, i cili në një rast edhe u tejkalua nga lojtari por goditja u ndal nga Gerard Pique që ishte i vendosur në pozitë të duhur.

Coutinho asistoi edhe në golin e dytë të shënuar nga Barcelona gjatë fraksionit tjetër. Harkimi i bukur nga ish ylli i Liverpoolit u shfrytëzua mirë nga mbrojtësi Samuel Umtiti që me kokë realizoi për 2 me 0.

Në minutat e fundit të ndeshjes, Valencia ngushtoi rezultatin duke shënuar për 2 me 1. Mesfushori qendror Dani Parejo u tregua i saktë në goditjen e tij nga pika e bardhë duke mposhtur përfundimisht gjermanin Ter Stegen.

Vlen të përmendet gjithashtu që sulmuesi Lionel Messi rrezikoi disa herë brenda ndeshjes portën e Netos, por nuk arrite të shënonte.

Barcelona tani ka 82 pikë në krye të tabelës, 14 më shumë rivali më i afërt – Atletico Madridi, ndërsa Valencia gjendet në pozitën e tretë në tabelë me 65 pikë, një më shumë se Real Madridi në pozitën e katërt./arbresh.info/

Shikoni më poshtë tri golat:

Të ngjashme