Arkimed Lushaj ose i njohur si Stresi u vu në pranga ditën e djeshme pasi u kap në një lokal në Tiranë, teksa po konsumonte kokainë.
Para hetuesve, Stresi mësohet të jetë shprehur se është konsumator droge me raste, por nuk është trafikant i saj.
Por, deputeti i PD-së, Luciano Boçi i ka dalë në mbrojtje atij, duke thënë se kryeministri Edi Rama, nuk organizon policinë për të kapur trafikantët e mëdhenj të drogës, por merret me një artist siç është Stresi.
Boçi vazhdon me tej me akuzat ndaj Ramës, për të cilin thotë se është angazhuar personalisht për tu hakmarrë ndaj familjes së Stresit, ku dihet se ajo është mbështetës e ish-kryeministrit Sali Berisha, transmeton Express.
Madje për ilustruar këtë gjë, Boçi përmend edhe rastin e babait të Stresit, Sali Lushajt, i cili disa herë është vënë në pranga nga policia pasi ka marrë pjesë në protestat e PD-së.
“Stresi i Ramës quhet STRESI. Jo në një rast këngëtari i njohur e ka sfiduar Ramën.
Njëherë me arratisje. Shpesh me deklarata thumbuese e të drejtpërdrejta. Rama e di mirë që ato ndikojnë shumë në rrënimin e figurës së tij tek rinia.
Prandaj nuk është fare i qetë për këtë. Megjithëse Rama ka bërë shpesh ndaj Stresit “të padëgjuarin”, atë hakmarrësin e vogël që i gëlon në shpirt e ka aktivizuar gjithmonë dhe stresi i është shtuar. I akuzoi të atin vetëm para pak ditësh, në kazanët e tij, se ishte organizator në protestën e Kukësit dhe tani godet vetë këngëtarin.
Angazhoi forcat speciale, agjentët, policinë, sejmenët e soj e sorollop, m.q.s Stresi siç e ka pranuar dhe vetë si artist që është, e bënte ndonjë vizë me raste festash, vetëm e vetëm ta arrestonte. Unë habitem si nuk organizon po kaq forca me kap ato që e fusin kokainën në Shqipëri dhe që e shpërndajnë. Sa për përdoruesit, nuk po bëj moralistin, nuk jam dakort me atë çka ato bëjnë. Por ama përdoruesi më zyrtar në vendin tonë që dihet dhe botërisht, është vetë kryeministri. Por ky nuk ndalohet e arrestohet nga “policët”. Ky nderohet!????
Po e them këtë që mos më akuzojnë pastaj për moskallzim krimi, siç ja bënë dhe Stresit.”, -shkruan ai në profilin e tij në Facebook. /GazetaExpress
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...