Google ADS

Lëndohet Isco?

16:09 | 14 Prill 2018
Arbresh.info

Mesfushori spanjoll, Isco Alarcon, është lënduar në stërvitjen e fundit të Real Madridit.

Real Madrid ka zhvilluar stërvitjen e fundit në përgatitje të ndeshjes ndaj Malagas në La Ligë.

Por, stërvitja përfundoi me probleme për trajnerin spanjoll, pasi që Isco është një nga lojtarët kryesore të skuadrës.

Mediat spanjolle kanë publikuar fotografi të Iscos duke u ankuar në lëndim.

Mirëpo, nga ajo që sugjeron reagimi nga Isco mund të jetë vetëm një goditje dhe ai pritet të jetë i gatshëm për ballafaqimin e së dielës. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme