Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli përmes një postimi në profilin e tij në facebook, ka shkruar se gjatë pjesëmarrjes në punimet e Sesionit të Pestë Plenar të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore që po mbahet në Lublanë të Sllovenisë, theksova besimin që duhet ta kenë vendet e rajonit në Projektin e Bashkimit Evropian, shkruan arbresh.info.
Postimi i tij i plotë në facebook:
“Gjatë pjesëmarrjes në punimet e Sesionit të Pestë Plenar të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore që po mbahet në Lublanë të Sllovenisë, theksova besimin që duhet ta kenë vendet e rajonit në Projektin e Bashkimit Evropian. Vendimmarrësit politik në Ballkanin Perëndimor duhet të rrisin ndërgjegjësimin e tyre se, veçanërisht në kohët e shënuara nga pasiguritë e mëdha në nivel global dhe evropian, marrëdhëniet konstruktive dhe në rastin më të mirë – fqinjësia e mirë, janë mënyra e vetme për të siguruar përparim të begatë për të gjitha vendet e Evropës Juglindore”, ka shkruar Veseli./arbresh.info/
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin