Termocentrali i ri do të ndikojë në faturat e rrymës

14:20 | 14 Prill 2018
V. S.

Instituti GAP ka përgatitur një raport rreth ndikimit të termocentralit të ri në tarifat e enrgjisë elektrike. Raporti do të publikohet diteën e diel.

Në këtë raport, Instituti GAP ka analizuar ndikimin në tarifat e energjisë elektrike ngandërtimi i termocentralit të ri sipas marrëveshjes së nënshkruar me kompaninë Contour Global.

Kontrata për ndërtimin e “Kosovës së Re” është projekt i cili ka ndikim të gjithanshëm në ekonomi, shëndet, ambient, zhvendosje të popullsisë, borxhin publik e ndikime tjera. Por, në këtë raport të shkurtër, Instituti GAP ka analizuar vetëm ndikimin që do të ketë ndërtimi i termocentralit të ri në tarifa të energjisë elektrike dhe si rrjedhojë në amvisëri dhe biznese.

“Për këtë qëllim kemi ofruar një model të parashikimit të tarifave të energjisë elektrike duke u bazuar në parashikimet e prodhimit dhe konsumit për vitin 2018-2026 të ofrara nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE)”, thuhet në njoftimin e Institutit GAP./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme