Lëndohen katër persona në një aksident trafiku

13:58 | 14 Prill 2018
Arbresh.info

Në fshatin Polac të Komunës së Skenderajt ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë tri vetura, shkruan arbresh.info.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona.

Të lënduarit janë dërguar për tretman të nevojshëm mjekësor dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme