Presidenti i Sirisë, Bashar Al Assad i ka mbijetuar shtatë vjet të një lufte civile gati shkatërruese dhe një presioni të pashembullt ndërkombëtar.
Ndërkohë që sulmet ajrore të së shtunës në objektet e qeverisë siriane janë një goditje e madhe ndaj përpjekjeve të tij për të bashkuar Sirinë nën sundimin e tij, ka pasur shumë pak njerëz që menduan se këto mund ti japin fund sundimit të tij.
Pas fitimeve të shpejta rebele në vitet e para të kryengritjes kundër sundimit të tij autoritar, mundësia që ai ti bashkohet një liste të gjatë të sundimtarëve arab të mposhtur, ishte në rritje, transmeton Indeksonline.
Por sot rebelët kanë humbur bastionet kryesore brenda kryeqytetit sirian, Damask dhe në qytetin verior Aleppo. Edhe diplomantët më të lartë nga shtetet tjera që nuk janë mike të qeverisë së tij, siç është Ministri i Jashtëm britanik, Boris Xhonson ka thënë se Assadi mund të vazhdon të kandidoj për kreun më të lartë të Sirisë.
Al Jazeera u sjell katër arsyet kryesore se pse sundimi i Assad ka mbijetuar kaq gjatë:
Mbështetja e huaj
Në verën e vitit 2012, rebelët kishin kapur momentin dhe mund ta mposhtnin Asadin, një shpërthim me bombë në Damaskun qendror kishte vrarë zyrtarë të lartë sirianë, dukë përfshirë edhe ministrin e mbrojtjes së vendit dhe vëllain e Asadit, Assef Shawkat.
Rebelët menduan se fitorja qe afër por ishte Irani që ndihmon Asadin për të përformuar sigurinë në vend. Ata ofruan trajnime, komandantë më përvojë dhe ushtarë këmbësor në formën e policëve SHIA. Ku numri i luftëtarëve që Tehrani i ka dhënë qeverisë sirianë ishte me mijëra.
Për Iranin, Assad është një aleat i rëndësishëm për mbrojtjen e interesave të saj në rajon. Kurse përveç kontributit të Irani edhe rusët kanë siguruar Assadin në forcimin e tij më të madh.
Në shtator të vitit 2015, Moska filloi sulmet ajrore kundër objektivave rebelë sirianë. Ata ndikuan që rebelët sirian të braktisin fortesat e tyre në Aleppo dhe në Ghoutan Lindore.
Ndarjet brenda forcave rebele
Kur nuk është i sigurt kundërshtari dhe ka mosmarrëveshje mes vete, kundërshtari fiton më shumë. Kështu ka ndodhur edhe me Assadin i cili ka shfrytëzuar këto mosmarrëveshje duke përfituar brenda radhëve të rebelëve.
Ushtria e Lirë Sirianë u shpërnda në fraksione rivale, kështu grupet e opozitës mirëpritën mbështetjen e Irakut dhe grupit Levant por shpejt e gjetën vetën duke luftuar kundër verës dhe pranë Assadit.
Qëndrimi ndërkombëtar
Disa vende perëndimore dhe fuqi rajonale, si Turqia dhe Arabia Saudite kanë qenë të zëshëm në kundërshtimin e tyre ndaj Assadit por asnjëri nuk ka marrë veprime konkrete për të hequr udhëheqësin sirian.
Pavarësisht apeleve të forcave rebele, SHBA ka shmangur ndërhyrjen ushtarake që nga koha kur ajo ndërhyu në Libi dhe u ndihmoi rebelëve që të rrëzojnë sundimtarin e gjatë Muamar Gadafi.
Pastaj ai që ka ndikuar është edhe vendimi i SHBA për të mos furnizuar me armë rebelët nga frika se ato armë mund të bien në duart e grupeve ISIL dhe më pas të përdorën kundër interesave perëndimore.
Në mars të vitit 2017, ambasadori amerikan në OKB Nikki Haley tha se heqja e Asadit nuk ishte më fokusi kryesor i politikës amerikane . Kurse dy muaj më parë, Ministri i Jashtëm britanik Boris Xhonson tha se Assadi mund të qëndronte në pushtet si pjesë e një marrëveshjeje paqeje.
Mbështetja e brendshme
Me gjithë kundërshtimin ndaj sundimit të tij, Assad vazhdon të ketë mbështetje të konsiderueshme brenda Sirisë.
Një mbështetje e tillë shtrihet përtej bashkësisë së tij Alawite, dhe gjithashtu përfshin pjesëtarë të komunitetit suni që kanë përfituar financiarisht gjatë sundimit të tij dhe kanë pak interes në ndryshimin e status quos./Indeksonline/
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë