Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe Franca këtë mëngjes nisen sulmet ndaj disa çarqeve në Siri si rezultat i përdorimit të armëve kimike.
Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-ve, James Mattis tha se sulmet kishin në shënjestër tre vendeve në Siri, si rezultat i përpjekjes për të “shkatërruar zhvillimin e aftësive prodhuese të armëve kimike të regjimit sirian”, shkruan aljazeera, transmeton Indeksonline.
Këto janë tri shënjestrat për të cilat foli James Mattis:
Qendra kërkimore në rrethin e Barzehut në Damask, ky është një objekt ushtarak dhe qendër siriane për kërkim, zhvillim dhe prodhim të armëve kimike madje edhe testimit të tyre.
Këtu gjendet edhe Agjencia shtetërore e lajme të Sirisë, SANA e cila thuhet se shpëtoi vetëm me dëme materiale
Kurse në këtë qendër u shkatërrua edhe një ndërtesë që përfshinë një qendër mësimi dhe laboratorë.
Qendra e ruajtës së armëve në Homs, është shënjestra e dytë në perëndim të Homsit e cila synohet të prodhojë armë kimike.
Mediat siriane thanë se raketat e hedhura u kapën nga sistemi raketor i vendit.
“Raketat që synonin një pozicion ushtarak në Homs u penguan dhe devijuan nga sistemi raketor i vendit ku si rezultat u plagosën tre civilë” ka agjencia shtetërore e lajmeve SANA.
Komanda e postës, synimi i tretë i SHBA-ve komandë kjo e cila gjendet në afërsi të objektit të ruajtjes së armëve.
Një zyrtarë i lartë në aleancën rajonale që mbështet forcat siriane tha për agjencinë e lajme Reuters se Damasku kishte “përthithur sulmin”, në kuptimin që arriti ta përballoj mirë./Indeksonline/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?