Përfaqësuesja e Lartë për Çështjet e Jashtme, njëkohësisht edhe zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian për Sigurinë, Federica Mogherini, do të zhvillojë një vizitë në Ballkanin Perëndimor nga data 17 deri më 19 prill, sipas Shërbimit të Jashtëm të Komisionit Europian.
Ajo do të vizitojë Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë.
Kjo vizitë do të vijë pas diskutimeve për Ballkanin Perëndimor në Këshillin për Çështjet e Jashtme, më 16 prill, në Luksemburg dhe pas miratimit të paketës së Zgjerimit, që do të paraqitet nga Mogherini së bashku me komisionerin për Zgjerimin, Johannes Hahn, në Strasburg, më 17 prill.
Kjo vizitë vjen gjithashtu pas publikimit të Strategjisë për Ballkanin Perëndimor, shkurtin e kaluar, dhe një muaj përpara samitit BE-BP në Sofje, më 17 maj.
Në prag të kësaj vizite, Federica Mogherini deklaroi se “Ballkani Perëndimor është Evropë dhe do të jetë pjesë e së ardhmes së Bashkimit Evropian, pjesë e një Unioni më të fortë, më të qëndrueshëm dhe më të bashkuar. Është çështje interesi dhe përgjegjësie të përbashkët me vendet e rajonit në dobi të të gjithë qytetarëve. Ky është momenti për të sjellë një ndryshim pozitiv, me qëllim që përparimi transformues drejt BE-së të jetë i pakthyeshëm”, shkruan Atsh.
Mogherini do të takohet me autoritetet politike, përfaqësues të qeverive dhe partive politike.
Më 18 prill, në Shkup, ajo do të marrë pjesë në një takim jozyrtar të kryeministrave të Ballkanit Perëndimor.
Ushtria amerikane godet objektivat e Houthit në Jemen
Presidenti i Federatës Franceze komenton mungesën e Mbappes:...
Izraeli lëshon një paralajmërim të ri evakuimi për Bejrutin ...
Ganimete Musliu: Më 9 shkurt Qeveria Kurti do të shkojë në s...
Plan-atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ndoshta dezinf...
Epoka digjitale sjell reduktimin e përdorimit të stilolapsev...