Reagon deputeti kosovar pas bombardimeve në Siri

09:18 | 14 Prill 2018
Arbresh.info

Bombardimet në Siri kanë nisur në orët e para të mëngjesit në ditën e shtunë, të udhëhequra nga Amerika.

Pas këtyre sulmeve ka reaguar edhe deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Në rrjetin social twitter ai ka shkruar se kjo është përgjigja e duhur kundër regjimit brutal të Assadit.

“Më në fund një përgjigje e duhur ndaj një regjimi brutal. Perëndimi duhet të mbetet plotësisht i bashkuar në këtë luftë”, ka shkruar Abdixhiku./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme