Partitë politike edhe më tutje nuk kanë ndonjë qëndrim rreth iniciativës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për të mbledhur nënshkrime për krijimin e Komisionit Parlamentar për të hetuar veprimtarinë e SHIK-ut.
Zyrtarë nga kjo Lëvizje besojnë në përkrahjen e grupeve të tjera parlamentare pasi kjo mbështetja është e rëndësishme në këtë drejtim, shkruan sot “Gazeta Zëri”.
Kësaj radhe kjo parti së bashku me Grupi e Deputetëve të Pavarur i posedojnë 31 nënshkrime, por për krijimin e këtij komisioni i duhen 40 nënshkrime, të cilat LVV-ja shpreson t’i gjejë te grupet e tjera parlamentare.
Por të pavendosur për kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje janë shprehur zyrtarë nga Partia Demokratike e Kosovës, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sipas të cilëve ende nuk kanë marrë ndonjë vendim zyrtar. Krijimin e komisionit hetimor e shohin të nevojshëm edhe analistë të çështjeve politike./Zëri/
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje