Skadimi i mandatit të kryeprokurorit të Gjykatës Speciale, David Schwediman, ka bërë që kjo Gjykatë të zvarrisë edhe më tej fillimin e ngritjes së aktakuzave për “Krime lufte në Kosovë”. Zyrtarë nga Prokuroria Speciale për “Zërin” thonë që Kwai Hong Ip është prokurori specialist i cili do të mbetet në këtë pozitë deri sa të zgjidhet një kryeprokuror i ri, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Në fund të muajit mars ka skaduar mandati i kryeprokurorit të Gjykatës Speciale David Schwendiman, i cili qysh nga kjo datë po zëvendësohet nga prokurori specialist Kwai Hong Ip. Christopher Bennett, zëdhënës në Zyrën e Prokurorit Special, ka thënë për “Zërin” se Kwai Hong Ip është prokurori specialist i Veprimit dhe do të mbetet në këtë pozitë derisa të zgjidhet një kryeprokuror i ri, por deri sa kjo të ndodhë kompetencat e Hong Ipit do të jenë të njëjta siç ishin të Schwedimanit, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Në anën tjetër organizuesit e këtij procesi, zyrtarë nga Zyra e Bashkimit Evropian i kanë thënë “Zërit” që procesi i rekrutimit për emërimin e një prokurori të ri specialist është në vazhdim dhe pritet që ditëve në vazhdim të propozohen kandidatët e denjë për këtë pozitë.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...