Nuk i mbaj mend të gjithë fytyrat e tyre pasi kanë qenë shumë, mos më tregoni kot fotografi”. Kështu është shprehur vrasësi serial i 60 taksistëve në Kolumbi.
Luis Gregorio Ramirez, 38 vjeç, i cili njihet si “përbindëshi i litarëve”, është duke u mbajtur në një burg të sigurisë së lartë në Valledupar, në Kolumbi.
Ai ka folur së fundmi duke thënë se nuk është një i çmendur, ndërsa ka pranuar vrasjen e vetëm 23 taksistëve, të cilët kanë qenë të moshës nga 19 vjeç deri në 30 vjeç dhe me një peshë trupore jo më shumë se 60 kilogramë.
Ai udhëtonte me viktimat e tij në periferi të qytetit, ku i vriste duke i mbytur. Ai tregon se i lidhte me litar viktimat në pemë, me një sistem të komplikuar.
Ai ka thënë disa herë se është pjesë e një grupi kriminal që i ka urdhëruar vrasje, por autoritetet janë shprehur të bindur se nuk ka lidhje me asnjë grup kriminal./T.Ch
Vesa Luma festoi 20 vjetorin e karrierës me një koncert të v...
Specialja: Shala duhet të paguajë 208 mijë euro për viktimat
MPB miraton vendimin për regjistrimin e fakteve të gjendjes ...
Diana shoqe me Veronën e Bucit, ndanë momente të lumtura së ...
Gresa dhe Xheneta komentojnë provokimin që ia bënë Drilonit
Kush po i bie mësysh Realit, lëndohen edhe Mbappe, Bellingha...