Google ADS

Mustafaj: Tahiri po mban peng Shqipërinë, shumë vende të BE-së e duan në burg

00:44 | 14 Prill 2018
Trina Galanxhi

Një ditë pas protestës në Kuvend, ku opozita përveç fjalës pat dhe përdorim të ujit dhe miellit, ka ardhur një reagim nga ish-ministri Besnik Mustafaj.

Mustafaj në një intervistë në rubrikën “Opinion”, në News 24, deklaroi se është kundër këtyre spektakleve.

Ai më tej shton se sot i kushtohet më shumë rëndësi spektaklit sesa thelbit të debatit. Më tej Mustafaj foli dhe për çështjen Tahiri dhe tha se gjithçka po bëhet me dorën e Ramës. Ai tha se Tahiri po mban peng integrimin e Shqipërisë, pasi shumë vende e duan në burg që të japin votën pro.

Pjesë nga biseda

Nuk kam qenë kurrë njeri i spektakleve. Kur i kanë rënë daulles në parlament kam thënë mos u afro tek mua se nuk e kam bërë asnjë herë.

Çfarë mori opozita nga petullat me ujë?

Është shumë e vështirë që të matet opinioni publik. Ne nuk e dimë se çfarë ndjesie ka pasur opinion publik, pas këtyre veprimeve.

Kjo mbetet për tua parë në zgjedhje se është mënyra e vetme e matjes së opinionit publik. Sot kemi mungesë të një instituti të nevojshëm për të matur opinionin publik.

Si i shikon të gjitha veprimet që bënë dje në Kuvend?

Unë nuk jam puritan, unë nuk i kam bërë vetë por nuk jam kundër tyre. Unë kam kaluar në Parlament kur tensionet kanë qenë më të mëdha dhe betejat kanë qenë më të vërteta. Të rinjtë i japin më shumë rëndësi spektaklit se sa thelbit. Bëjnë më shumë mizanskena, nuk kanë të bëjnë me thelbin e mesazhit.  Ajo që është e pazakonshme është humbja e kontrollit të ministrit Bushati. Ishte i fundit që duhet të humbiste kontrollin.

Si e shihni ju mungesën e votimeve të ligjeve nga PD?

Karrigia e zbrazët nuk është mënyra më e mirë për të bërë politikë.

***

Çështja Tahiri?

Shumë vendet do të shtynë hapjen e negociatave, pasi duan që Saimir Tahiri të jetë në burg. Janë vende që kanë peshë në Bashkimin Evropian dhe jo vende të vogla si për shembull Luksemburgu që ka 200 mijë banorë. Tahiri po i bëhet një barrë Shqipërisë.

Kjo që po ndodh është më mbështetje të Ramës?

Është në mbrojtje nga Edi Rama, pasi nëse nuk do ishte gjërat nuk do ishin kështu. Ke sot në burg kuksianët dhe Saimir Tahiri është jashtë. Deklarata që bëri Prokuroria është njësoj me gjuhën me Ministrinë e Brendshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme