Kamerat e sigurisë e identifikojnë personin në mes të 60 mijë njerëzve

00:35 | 14 Prill 2018
Trina Galanxhi

Policia kineze ka përdorur teknologjinë e njohjes së fytyrës për të gjetur dhe për arrestuar një burrë që ishte në mesin e 60 mijë njerëzve në një koncert.

I dyshuari, i cili është identifikuar vetëm si Ao, po ndiqte një koncert të yllit Jacky Cheung në Nanchang, transmeton portali arbresh.info

Policia tha se 31-vjeçari, i kërkuar për “krime ekonomike”, ishte “i tronditur” kur u kap.

Kina ka një rrjet mbikëqyrës të madh me mbi 170 milionë kamera CCTV.

Ao u identifikua nga kamerat në hyrjen e biletave të koncertit dhe u kap nga policia pasi u ul me vizitorët e tjerë në koncert./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme