Barcelona këtë vikend pritet që në Camp Nou ta pres njërën prej skuadrave më të mira në La Liga, Valencia
Barcelona pritet që ta harrojë zhgënjimin që pësoi në Ligën e Kampionëve ku humbën nga Roma dhe të rikthehen me fitore në La Liga të shtunën.
Blaugrana ende nuk kanë pësuar humbje në La Liga, megjithatë ata dëshirojnë që ta rritin rekordin e tyre pa humbje në 32 ndeshje këtë sezon dhe ta mbajnë distancën prej 11 pikësh para Atleticos.
Ivan Rakitc është lënë jashtë kësaj ndeshje pasi që u lëndua në Romë të martën. Samper vazhdon të jetë jashtë gjatë për shkak të lëndimit të rëndë dhe duket se nuk do të paraqitet për katalunasit këtë sezon. Edhe Digne thuhet se është në dyshim për ndeshjen me Valencian. Ndërkohë, asnjë lojtarë i Barcelonës nuk është i suspenduar për këtë ndeshje.
Në formacionin startues pritet të kthehet Philippe Coutinho, pasi që nuk pati të drejtë ndeshje në këtë garë. Edhe Sergio Busquets, për të cilin kishte dyshime se është lënduar në gisht të martën pritet të kthehet në mesfushë me Paulinhon pasi që Rakitic është i lënduar.
Valverde duhet të zgjedh mes Sergi Robertos dhe Nelson Samedos për të startuar në pozitën e anës së djathtë, por ai duhet të zgjedh një skuadër të fortë për t’u përballur me vendin e tretë të La Ligës. /GazetaExpress/
Dita Ndërkombëtare e mosndëshkimit të krimeve kundër gazetar...
A do të ketë zgjedhje të parakohshme në Gjermani?
Tifozët e Al Hilal thërrasin emrin e Messit gjatë ndeshjes m...
Tentuan të mashtrojnë rreth një prone në vlerë 250 mijë euro...
Mazgit, policia gjen në një veturë marihuanë në vlerë rreth ...
Arrestohen dy persona për posedim të marihuanës në Prishtinë