Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se qeveria e tij do të dënojë këdo që përpiqet të shfrytëzojë zhvillimet në Sirinë fqinje në mënyrë që të ngjall “terrorizmin ekonomik” mbi Turqinë.
Paralajmërimi u drejtua posaçërisht tek tregjet e biznesit dhe ato financiare, transmeton portali arbresh.info
“Ata që luajnë një rol aktiv në ekonomi, ata brenda sistemit financiar, nëse janë duke u përpjekur që të kryejnë terror ekonomik ndaj vendit tonë duke shfrytëzuar situatën në Siri, do ta paguajnë”, tha Erdogan.
Paralajmërimi i Erdoganit ka ardhur pas rënies së dollarit dhe euros gjatë kësaj jave, gjë që u shkaktua nga kërcënimi ushtarak i vendeve perëndimore kundër Sirisë./arbresh.info/
Ushqimet e duhura për të shmangur ftohjen
Alexander-Arnold i përgjigjet raportimeve se po synon blerje...
Votimi për presidencialet e nëntorit/ SHBA, hapen zyrtarisht...
Taulant Xhaka paralajmëron rikthimin e vëllaut të tij tek Ba...
Moti i ligë në Tetovë – Shtëpi dhe oborre të përmbytura
OKB: Armëpushimi në Gaza, prioritet absolut dhe urgjent