Google ADS

Siria zotohet se do të mbrohet në rast të ndonjë sulmi ajror nga vendet perëndimore

20:05 | 13 Prill 2018
Trina Galanxhi

Ambasadori i Sirisë në Kombet e Bashkuara, Bashar al-Jaafari ka paralajmëruar se Siria do të mbrohet në rast se sulmohet nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet tjera perëndimore.

SHBA, Britania e Madhe dhe Franca kanë kërcënuar se do të ndërmarrin veprime ushtarake kundër Sirisë, në përgjigjje të përdorimit të supozuar të armëve kimike nga qeveria e Presidentit Bashar al-Assad në sulmin e javës së kaluar në Douma, transmeton portali arbresh.info

Sipas raporteve të mediave amerikane, SHBA është duke konsideruar goditjen e tetë objektivave në Siri, duke përfshirë dy fusha ajrore dhe një strukturë të armëve kimike.

“Këto tre vende, SHBA-të, Britania dhe Franca, nëse mendojnë të na sulmojnë dhe prekin sovranitetin tonë, atëherë ne nuk kemi zgjidhje tjetër përveçse të përdorim nenin 51 të Kartës së OKB-së, e cila na jep të drejtën për të mbrojtur veten. Dhe ky nuk është kërcënim, është zotim”, tha al-Jaafari gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB të premten./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme