Një minator ka gjetur vdekjen në minierën e Klosit pas shpërblimit të lëndëve eksplozive. Policia lokale bën me dije se viktima është shtetasi P.M, 57 vjeç. Për rastin janë arrestuar tre persona, dy zjarrmëtar dhe tekniku i minierës.
Në pranga përfunduan: Ilia Alliu, 47 vjeç, banues në Bulqizë. (me detyrë teknik miniere), Petrit Kaca, 36 vjeç, banues në Burrel. (me detyrë zjarrmëtar), si dhe Ilmi Xhiherri , 49 vjeç, banues në Klos. (me detyrë zjarrmëtar)
“Arrestimi i këtyre tre shtetasve u bë pasi me datë 12.04.2018 , në vendin e quajtur “Lugu i Madh”, galerinë nr 4, të subjektit Minerar “DEMA – PATIN”sh p k , në Klos , gjatë punës në galeri është aksidentuar dhe ka gjetur vdekjen nga shpërthimi i lëndëve eksplozive, punëtori P.M, 57 vjeç”, sqaron policia lokale.
Të gjitha veprimet janë kryer nën drejtimin e Prokurorit të Gatshëm Mat. Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Mat.
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë