Google ADS

Limaj: Nisma në qeveri qendrore dhe lokale do të punojë kokulur dhe në shërbim të vendit

19:55 | 13 Prill 2018
Arbresh.info

NISMA Socialdemokrate dega në Suharekë ka shënuar katër vjetorin e themelimit.

Në këtë tubim ka marrë pjesë edhe kryetari i këtij subjekti, njëherësh zëvendëskryeministër në qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj.

Ky i fundit ka thënë se Nisma tashmë është e pranishme në çdo cep të Kosovës. Limaj ka thënë se njerëzit e Nismës të angazhuar në qeverisje lokale dhe qendrore do të punojnë kokëulur për aq sa dinë dhe mundën në shërbim të vendit.

“Nuk ndodhë shpesh që një projekt politik të del i suksesshëm në një kohë kaq të shkurtë e aq më pak në rrethanat e Kosovës. Çelësi i suksesit deri këtu është përkushtimi i ynë, punë ekipore dhe besimi në atë çfarë përfaqësojmë. Besimi se jemi në rrugë të drejtë dhe se vendi ka nevoje për një frymë të re politike”, ka thënë Limaj në Suharekë.

Më tutje, Limaj ka thënë se nëse vazhdohet në këtë forme, atëherë Nisma do të jetë forca kryesore në vend pas katër viteve.

“Nëse vazhdojmë bashkë dhe nëse e kuptojmë çfarë faze jemi dhe nëse dimë të nderojmë njerëzit dhe duke qenë në pushtet të ulim kokën dhe jo arrogant dhe me pas vesh me i ndegju hallet e njerëzve, këtu pas katër viteve do të jemi forca kryesore në vend. Arroganca është veti e njerëzve primitiv të cilët nuk dinë. Arroganca nuk ka vend në Nismën Socialdemokrate. Ju ftoj juve që shfrytëzoni këtë hapësire që e keni dhe ta zgjëroni frymën e Nismës në Therandë. Hapuni për djemtë dhe vajzat e reja për intelektual dhe t’ua japim mundësinë atyre që nuk kanë pasur mundësi”, ka shtuar Limaj.

Kosova, sipas tij, ka nevoje për një politike të mençme e të urtë, një politike e cila ece ka ide, zhvillon projekte dhe zgjidhe probleme.

“Neve na duhet politikë e cila zgjidhe problemet e njerëzve politikë që bashkon dhe afron njerëz. Jo vizion politikë që përçan njerëz. Vendi ynë është në një udhëkryq më shumë së kurrë na duhet një elitë politike e cila nuk e identifikon fatin e vet dhe nuk e lidhe fatin e shtetin me fatin e tij individual. Na duhet një elitë politike, e cila do të dijë të drejtoj vendin dhe kombin në tri vitet e ardhshme. Na duhet një politikë e cila ofron zgjidhje për tema të rënda. Kosova do të ballafaqohet me dy tri tema të vështira të cilat duhet t’i tejkalojmë me sukses e dinjitet”, ka theksuar Limaj.

Një nga to ai thotë se është dialogu.

“Ne para shtatë viteve kemi kundërshtuar formën e dialogut e cila është zhvilluar. Ne qysh atëherë kemi paralajmëruar për rreziqet. Unë shoh një situatë të vështire dhe një ballafaqim me Serbinë ku na kanë futë. Do të jetë gogja vështire shumë vështire me i përmirësu disa gabime që janë bërë në hapa. Kosova ka nevoje për një frymë të tillë politike që bashkon njerëz dhe zgjidhe problemet politike”, ka përfunduar Limaj në Suharekë.

E, Sami Hajdaraj kryetar i degës së Nismës në Suharekë ka në këto katër vite Nisma është përballur me shumë sfida. Suhareka sipas tij, ishte ndër komunat e para që u rrështua në krah të Limajt dhe të Nismës.

“Nisma është shpresa e vendit. Projektet tona po gjejnë zbatim në qeverisjen qëndrore. Kosovës si kurrë më parë i duhet koncepti socialdemokrat”, ka thënë ndër të tjera Hajdaraj.

Në fillim të këtij takimi është mbajtur një minutë heshtje për anëtarin e Nismës në Suharekë, Mehdi Gallapeni i cili ndërroi jetë ditë më parë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme