Me 2 korriku, 2015, u bë zyrtare; Real Madrid kishte blerë Lucas Vazquezin nga Espanyol për 1 milion euro.
Të flasësh për vlerën e tij tani dhe atë që u ble, të bënë të qeshësh, pasi ai doli të jetë në hero në Santiago Bernabeu.
Nje penallti e fituar ndaj Juventusit në aksionin e fundit të ndeshjes që e shpëtoi Real Madridin.
Në Ligën e Kampionëve, pas Cristiano Ronaldos, ai ka qenë lojtari më vendimtar i mbretërve.
Fjala kyçe kundër PSG-së
Iu deshën dhjetë minuta në pjesën ndeshjen e parë për ta kthyer ndeshjen. Nga 1-1, në një fitore 3-1. Ai se bashku me Marco Asension, revolucionarizuan ndeshjen.
Në ndeshjen e kthimit, ai ndihmoi Ronaldon për golin e parë pas një lojë të mirë me Asension.
Një yll në Milano
Ai nuk u fsheh, madje as në një finale të Ligës së Kampionëve. Në penalti kundër Atleticos, ai mori topin i pari. Ai e shënoi penaltinë e parë.
Një hero në finale, por vetëm një vit më vonë, ai u lë jashtë skuadrës përfundimtare të Cardiffit.
Ai e ndihmoi ekipin e Zidanes. Kjo tregoi klasin dhe karakterin e tij dhe trajneri francez këtë e vlerësoi.
Objektivi i Kupa e Botës
Ai tashmë ka dy Liga të Kampionëve, dhe kjo është arsyeja pse ai do të ftohet në Kupën e Botës.
Ai dëshiron të hyjë në listën definitive të Julen Lopetegui dhe të shkojë në Rusi.
Një ëndërr për Lucas Vazquez i cili ka një sezon të përsosur mund ta fitojë edhe këtë pozitë. /Telegrafi/
Barella: Sot kundër një skuadre shumë të fortë dëshmuam se m...
Kurti: Të përkushtuar për të vërtetën dhe për drejtësi për t...
Shpërthimet në Liban, reagon kryeministri izraelit Netanyahu
Raportohet për një lëvizje të mundshme të Zhegrovës në të ar...
Biden pret të hënën homologun e Emirateve të Bashkuara Arabe...
Finlanda e mbron vendimin për të blerë armë izraelite