Real Madridi dhe Bayern Munich janë përballuar shumë herë mes vetë në ndeshje të jashtëzakonshme që dinë të prodhojnë vetëm këto dy klube.
Edhe pse janë klube të mëdha, vetëm shtatë lojtarë kanë luajtur për të dy skuadrat.
Tre janë ende aktiv dhe do të jenë pjesë e kësaj përballje që dhuron shumë emocione, transmeton Telegrafi.
Aty do të jetë edhe trajneri Jupp Heynckes që e ka fituar Ligën e Kampionëve me të dy klubet, si trajner.
Më poshtë i gjeni shtatë lojtarët që kanë luajtur për të dy skuadrat.
Paul Breitner
Gjermani kaloi te Real Madridi nga Bayern pasi e fitoi Kupën e Botës në vitin 1974.
Ze Roberto
Braziliani ishte pjese e Real Madridit kur e fituan për herë të shtatë Ligën e Kampionëve. Ai e shkroi historinë edhe me Bayern Munich.
Arjen Robben
Ai aktualisht është pjesë e Bayern, ndërsa te kjo skuadër erdhi nga Real Madrid.
Hamit Altntop
Ai luajti për pesë vite te Bayern, por nuk arriti të lë shenjë në kryeqytetin spanjoll.
Toni Kroos
Gjermani që u bë yll me Bayernin, tani është ndër lojtarët kryesor të Real Madridit.
Xabi Alonso
Pas pesë viteve të shkëlqyera te Madridi, ai e mbylli karrierën si pjesë e klubit bavarez.
James Rodriguez
Kolumbiani është rasti më i freskët i të dyja klubeve. Ai këtë vit ka kaluar në huazim nga Bayerni te Real Madridi.
Ai është pjesë e klubit spanjoll sa i përket kartonit.
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...