Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) ka bërë me dije se më shumë se 98 për qind e zyrtarëve të lartë publikë e kanë deklaruar pasurinë e tyre në përputhje me Ligjin për Deklarimin e Pasurisë, duke përmbyllur kështu procesin njëmujor të deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë.
Në listën e zyrtarëve të lartë publikë kanë qenë të përfshirë 4 737, prej të cilëve 4 651 zyrtarë e kanë deklaruar pasurinë (98.18 për qind).
Prej numrit të përgjithshëm të atyre që kanë pasur për obligim ta deklarojnë pasurinë, 49 zyrtarë të lartë publikë kanë deklaruar pasurinë pas afatit, 6 nuk e kanë deklaruar pasurinë me arsye, kurse 31 prej tyre nuk e kanë deklaruar pasurinë deri më tani.
“Po ashtu ju njoftojmë se 12 zyrtarë të lartë publikë nuk i kanë dorëzuar formularët e deklarimit të pasurisë gjatë afatit të rregullt vjetor, sepse të njëjtit kanë deklaruar pasurinë në dhjetor të vitit 2017 me marrjen e detyrës në pozitën anëtarit në Kuvendin Komunal respektiv. Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) i bën thirrje zyrtarëve që janë të përfshirë në listat e publikuara që në një afat sa më të shkurtër të kontaktojnë Agjencinë Kundër Korrupsionit (038 518 912 ose 200 10 731) në rast se pretendojnë për ndonjë pasaktësi eventuale”, është thënë në njoftimin e AKK-së./arbresh.info/
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...