Në prag te sezonit turistk, Edi Rama mblodhi në Kryeministri ditën e sotme kryebashkiakët dhe prefektët, ku kërkoi motivim dhe një koordinim më të mirë të punës mes bashkive dhe institucioneve të tjera.
“Duhet një motivim shumë më i madh i bashkive që mbajnë peshë në sezonin turistik. Një koordinim më i mirë i punës mes bashkive dhe institucioneve të tjera. Një përfshirje shumë më cilësore të të gjithë komponentëve. Të krijohet një sinergji e domosdoshme për të ja dalë. Jo të gjitha bashkitë kanë mundësi të përballojnë këto sfida vetëm. Për shembull pastrimi i vazhdueshëm dhe cilësor në kohën e sezonit, ku me të ardhurat e tyre dhe me kontributet e qytetarëve nuk mund të përballohet nga bashkitë. Për këtë arsye ne kemi parashikuar disa masa konkrete, mbështetëse, nga ana e qeverisë. Në aspektin e sigurisë, shërbimeve shëndetësore, mbrojtjes së turistëve nga kërcënimet e ndryshme. Që nga mjetet e ujit, që këtë vit do të kufizohen në mënyrë drastike, deri te kërcënimi i mjediseve nga zjarret janë bërë hapa përpara. Ky do të jetë një vit kthese. Kam bindjen që bashkëpunimi me pushtetin vendor edhe në funksion të krijimit të një game aktivitetesh kulturore, sportive është një domosdoshmëri”, tha Kryeministri Rama.
Kryeministri theksoi se plani i bërë është një instrument shumë i rëndësishëm dhe i besueshëm për t’i çuar përpara pozicionet prapambetura të shtetit në këto aspekte.
“Jam i bindur se me planin e bërë kemi në dorë një instrument shumë të rëndësishëm dhe të besueshëm për t’i çuar përpara pozicionet prapambetura të shtetit në këto aspekte. Të kemi një sezon turistik të ndryshëm, shumë më të mirë, nga vitet e kaluara”, tha Kryeministri./TCH/
Xhensila uron 28 Nëntorin me një foto të veçantë
“Mora fjalë” gjëmon në shtëpi, banorët e këndojnë njëzëri
Duka: Fati nuk ishte në anën tonë në këto ndeshje të UEFA Na...
Pacolli flet për herë të parë se si u njoh me Naim Murselin
Specialja nesër me urdhër për zhdëmtimin e viktimave në rast...
Kosova konfirmohet në vazon e katërt për kualifikimet në Kup...