Para pak çastesh ka ndodhur një incident me armë zjarri, prej ku ka mbetur e plagosur një vajzë, e punësuar në një market në Çair të Shkupit.
E kanë konfirmuar edhe nga MPB-ja incidentin. “Në ora 14:38 të punësuar në marketin “Kipper” në rrugën “Kemal Sejfulla” kanë denoncuar se një djalë ka gjuajtur me armë zjarri drejt të punësuarës A.GJ.
Nëpunësit policor menjëherë kanë arritur në vendngjarje dhe po punohet për zbardhje të plotë të rastit”, deklaroi për Zhurnal zëdhënësi i MPB-së Toni Angellovski.
Nga policia kanë thënë se janë duke vazhduar hetimet për këtë rast.
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...