Spektakël të turpshëm dhe situata të sikletshme i cilëson Kryeministri Rama përballjen me sulmin me miell dhe vezë nga deputetët e opozitës.
Në një intervistë për Tv Klan, Rama flet për këtë situatë por dhe të vërtetat që fshihen sipas tij pas këtyre sulmeve.
Sipas Kryeministrit, forca tërheqesë e kryetares së LSI ndaj Lulzim Bashës në mënyrën sesi po e drejton opozitën aktuale, është e dukshme.
Kryeministri Rama pranon të komentojë dhe raportin e ‘Freedom House’ dhe qëndrimin për zgjedhjen e Ilir Metës si kreu i shtetit dhe në këtë pikë ai thotë se s’ka asnjë pendesë.
Sa i takon akuzave të ish-Prokurorit të Përgjithshëm në adresën e ambasadorit Lu që sipas tij i ka kërkuar arrestimin e Ilir Metës si dhe deklaratat e ish-Kryeministrit Berisha se të njëjtën gjë ka kërkuar për të dhe ambasadorja Vlahutin, Rama pranon të vërtetat e diplomatëve të huaj.
Spektakël të turpshëm dhe situata të sikletshme i cilëson Kryeministri Rama përballjen me sulmin me miell dhe vezë nga deputetët e opozitës./Klan
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...