Google ADS

Gjilani me pulla postare, Haziri e vlerëson si ditë historike

15:16 | 13 Prill 2018
V. S.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pranuar zyrtarisht pullat postare me pamje të qytetit nga ana e kryeshefit ekzekutiv të Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha.

Haziri me këtë rast e falënderi Postën e Kosovës që e ka zgjedhur Gjilanin për ta promovuar emisionin e ri të pullave postare.

“Është nder i veçantë për Gjilanin që tashmë e kemi pullën postare dhe ju falënderoj shumë për këtë. Mund të them se kjo është ditë historike për qytetin tonë”, tha Haziri.

Kryeshefi ekzekutiv i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha, tha se theksoi se në pullat postare janë dy pamje të Gjilanit, ajo e vitit 1925 dhe e vitit 2018, si simbolikë e të resë me të vjetrën.

“Në kuadër të emisionit të pullave postare me komunat si Postë e kemi përzgjedhur Gjilanin për promovim. Pullat janë simbol i mirë sepse e prezantojnë qytetin dhe vlerat kudo në botë. Urime juve dhe gjithë qytetarëve të Gjilanit”, ka thënë Hoxha./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme