Shumë pak shqiptarë të përfshirë në njësitet speciale në Maqedoni

14:59 | 13 Prill 2018
Arbresh.info

Shqiptarët ende nuk mund ta prekin njësitin special “Ujqërit” që gjendet në kuadër të ministrisë së Mbrojtjes.

Edhe pse kjo ministri për disa vite është udhëhequr nga kuadër i Bashkimit Demokratik për Integrim, numri i shqiptarëve të punësuar tek “Ujqërit” mbetet zero. Po ashtu edhe në batalionin e “renxherëve”, numri i shqiptarëve është tepër i ulët, me vetëm 0,3 për qind. Zv.ministri i Mbrojtjes, Bekim Maksuti shpreson se gjendja do të përmirësohet.

Bekim Maksuti, zv/ministër i mbrojtjes

“Është regjimenti i njësive speciale, unë fatmirësisht kam shërbyer edhe unë atje. Në këtë regjiment kemi dy batalione është batalioni i ujqërve dhe batalioni i renxherëve. Në batalionin e renxherëve ne kemi përfaqësues shqiptar, nuk është numri I mjaftueshëm gjithsesi, kuptohet, në batalionin e ujqërve nuk kemi deri më tani. Por sigurisht që me formacionin e ri që jemi duke punuar në kuadër të Ministrisë dhe të Armatës, së bashku me ekspertë të jashtëm të NATO-s, SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe. Do të shikojmë që të gjitha mundësitë në formatimin ose riformatimin e ri të armatës, t’i kaplojmë këto pengesa, apo edhe këto njësite të cilat deri më tani nuk kanë qenë të përfaqësuar me shqiptarë.”

Zëvendës ministri Maksuti sqaron se 19.3 përqind e të punësuarve në armatë janë shqiptarë, në gradën oficerë numri është më i ulët, ndërkaq numri i ushtarëve profesional dhe i nënoficerëve është më i lartë. Ai sqaroi se deri në fund të vitit do të ketë tre konkurse dhe shpreson se numri i përfaqësuesve të komunitetit shqiptar do të jetë më i madh se 25 përqind.

Bekim Maksuti, zv.ministër i Mbrojtjes

“Neve për momentin përfaqësimin e drejtë dhe adekuat në ministrinë e mbrojtjes nuk mund të themi që e kemi në nivel të plotësimit të plotë, mirëpo mund të themi se e kemi në nivel të kënaqshëm. Ajo do të thotë që nga gjithë të punësuarit qoftë civil ose ushtarak, numri i përgjithshëm është 19.3 përqind, numri i oficerëve është më i ulët, numri i ushtarëve profesional dhe numri i nënoficerëve është më i lartë.”

Edhe pse përqindja e shqiptarëve në ministrinë e Mbrojtjes dhe armatë është rritur dukshëm kjo është vetëm në nivelin horizontal, pasi në nivelin vertikal, përqindja është tepër e ulët. /Shenja

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme