Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall Aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit I. L. dhe Sh. L., ndërsa Aktgjykim lirues për të akuzuarit M. L. N. B. dhe Xh. R.
Sipas njoftimit, trupi gjykues për të akuzuarin I. L. ka shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 8 (tetë) vite dhe 16.000 (gjashtëmbëdhjetë) mijë euro gjobë, ndërsa për të akuzuarin Sh. L. është dënim me burgim prej 4 (katër) vite dhe 12.000 (dymbëdhjetë) euro gjobë, shkruan Indeksonline.
Ky është njoftimi i Gjykatës Themelore:
Trupi gjykues pas shqyrtimit të gjitha shkresave të lëndës dhe dëgjimin e dëshmitarëve, ka konstatuar se I. L. dhe Sh. L. me datë 16.12.2016, me dashje dhe përgatitje paraprake, në bashkëveprim, me qëllim shitje dhe shpërndarje, kanë transportuar substancë narkotike të llojit marihuanë në sasi prej 240 kilogram e 723 gram (dyqind e katër dhjetë kilogram e shtatëqind e njëzet e tre gram), të paketuara në 234 paketime të vendosura në roleta të dritareve, që kishte për destinacion shtetet si në Zvicër, Gjermani etj.
Me këto veprime të akuzuarit I. L. dhe Sh. L. dyshohet se kanë kryer veprën penale: blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve dhe substancave psikotrope dhe analoge nga neni 273 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 5 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Trupi gjykues për të akuzuarin I. L. ka shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 8 (tetë) vite dhe 16.000 (gjashtëmbëdhjetë) mijë euro gjobë, ndërsa për të akuzuarin Sh. L. është dënim me burgim prej 4 (katër) vite dhe 12.000 (dymbëdhjetë) euro gjobë. /Indeksonline/
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...