Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka takuar sot Grupin Parlamentar të Miqësisë Kuvajt- Kosovë, shkruan arbresh.info.
Limaj përmes një postimi në profilin e tij në facebook, ka shkruar se i ka ftuar që investitorët e Kuvajtit të vijnë e të investojnë në Kosovë dhe t’i shfrytëzojnë përparësitë që i ofron Kosova.
Postimi i plotë i Limajt:
“Ishte kënaqësi ta prisja në një takim miqësor Grupin Parlamentar të Miqësisë Kuvajt-Kosovë.
Në emër të Qeverisë së Kosovës shpreha mirënjohjen e thellë dhe falënderimin për mbështetjen e vazhdueshme që shteti i Kuvajtit po i jep Republikës së Kosovës në njohjen e shtetit tonë nga vendet arabe.
U pajtuam që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej në të gjitha sferat, e sidomos në atë ekonomik.
I ftova ata që investitorët e Kuvajtit të vijnë e të investojnë në Kosovë dhe t’i shfrytëzojnë përparësitë që i ofron Kosova.
Në anën tjetër përfaqësuesit e Grupit Parlamentar të Miqësisë Kuvajt-Kosovë u zotuan se do ta bëjnë maksimumin që t’i sjellin njohje të reja Kosovës nga disa shtete arabe që ende nuk e kanë njohur Kosovën, si dhe do të angazhohen t’i ndihmojnë Kosovës në anëtarësimin në organizata rajonale dhe ndërkombëtare”, ka shkruar Limaj./arbresh.info/
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban