15 Rekomandimet e KDI-së për luftimin e korrupsionit

12:59 | 13 Prill 2018
V. S.

Instituti Demokratik i Kosovës ka paraqitur 15 propozime në lidhje me hapat që duhet të ndërmerren në luftën kundër korrupsionit.

Diana Metushi-Krasniqi nga KDI tha se sa i përket çështjes së korrupsionit dhe luftimit të kësaj dukurie, shteti i Kosovës po shfaq një lloj mosinteresimi karshi kësaj çështje dhe ndërmarrjes së hapave konkret në këtë drejtim.

Ndërsa Florent Spahija ka prezantuar pikat të cilat KDI propozon që Institucionet e Kosovës duhet të fokusohen që të arrijnë rezutatet konkrete në luftën kundër korrupsioni.

1.Përfundimi sa më i shpejtë i rasteve të mëdha gjyqësore

2.Veprime të Prokuroria e Shtetit, për fillimin e hetimeve apo përfundimin e hetimeve në rastet ku             dyshohet për korrupsion,

Sekuestrimi i sa më shumë pasuri nga personat e dyshuar për korrupsion,

Dekriminalizimi i policisë,

Detyrimi i subjekteve politike për publikimin e financimit dhe shpenzimeve të fushatave,

Detyrimin e ndërmarrjeve publike për transparencë dhe llogaridhënie para publikut,

Mbylljen ose bashkimin e disa agjencioneve të pavarura të cilat nuk kanë kurrfarë funksione,

Kuvendi i Kosovës duhet të kujdeset që të depolitizohet OSHP dhe KRPP,

Institucionet shtetërore të filloi procesin e vetingut për të gjithë zyrtarët e prokurimit në të gjitha autoritetet kontraktuese që shpenzojnë para publike.

Zyra Kombëtare e Auditorit duhet të obligohet që ‘ex-officio’ të i paraqes para Prokurorit të Shtetit të gjitha rastet e shkeljeve të cilat gjenden nga auditorët gjatë auditimit të institucioneve shtetërore.

Kodi Penal i Kosovës duhet të parasheh si vepër penale humbjen e parasë dhe pronës publike me qëllime të përfitimit privat të zyrtarëve publik.

Organi Shqyrtues i Prokurimit duhet të obligohet që të gjitha shkeljet të cilat i gjejnë gjatë procedurave të prokurimit automatikisht me kallëzim penal t`ia paraqes Prokurorisë së Shtetit.

Hapja e të gjitha kontratave dhe pagesave që realizohen me para publike.

Lehtësim i qasjes në informata për gazetar/shoqëri civile dhe qytetarët e interesuar.

Agjencinë Kundër Korrupsionit që të mos bëjë propozime për mbyllje të pjesshme të deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë./insajderi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme