Google ADS

Zyrtare: Sergio Ramos nuk do të ndëshkohet nga UEFA

13:49 | 13 Prill 2018
Arbresh Info

UEFA ka vendosur për të mos ndëshkuar mbrojtësin Sergio Ramos.

Organi drejtues i futbollit ka marr vendim të mos ndëshkojë kapitenin e Real Madridit pas shqyrtimit të raportit nga gjyqtari nga ndeshja ndërmjet ‘Los Blancos’ dhe Juventusit, transmeton portali arbresh.info.

Në raport thuhet se lojtari nuk ishte asnjëherë në “nivel të fushës” pavarësisht largimit nga kutia për të shikuar fazat e fundit të lojës nga tuneli.

Pasi tashmë kjo është informatë e konfirmuar, UEFA ka mbyllur rastin dhe Ramos është në dispozicion për dy ndeshjet e ardhshme në kuadër të gjysmëfinales në Ligë të Kampionëve.

Kampioni në fuqi do të përballet me gjigantin gjerman Bayern Munichun pas hedhjes së shortit këtë të premte./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme