Google ADS

Liverpooli ofertë 35 milionëshe për Suson tri vite pas humbjes së tij

11:24 | 13 Prill 2018
Arbresh Info

Liverpooli është duke përgatitur transferimin për 35 milionë funta të Susos në Anfiled.

Mesfushori spanjoll u largua nga “Redsat” në verën e vitit 2015 duke nënshkruar marrëveshje katër vjeçari me gjigantin italian – AC Milanin, transmeton portali arbresh.info.Ai ka bërë vetëm 21 paraqitje te Liverpooli gjatë pesë viteve që nga transferimi prej Cadiz në vitin 2010. Uebfaqja italiane ‘CalcioMercato’ raporton që Jurgen Klopp planifikon të sjell 24-vjeçarin sërish në Merseyside këtë verë.

Suso ka një klauzolë të blerjes prej 35 milionë funta te “Rossonerët” dhe një kontratë të vlefshme deri në vitin 2022.

Klopp thuhet se ka tentuar transferimin e Susos edhe në merkaton e muajit janar, por dështoi me përpjekjet e tij./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme