Ganimete Musliu: Do të mundohemi që të gjejmë rrugë bashkërisht që të funksionojmë si Komision

11:14 | 13 Prill 2018
Arbresh.info

Zëvendëskryetarja e Komisionit për AKI, Ganimete Musliu pas mbledhjes së komisionit ka thënë që është hera e katërt që i ftojnë zyrtarët e AKI për të raportuar për zhvillimet në vend.

E për shkak që kjo agjenci ka mbetur pa drejtor ajo ka thënë se kanë kërkuar raportim nga zv.drejtori.
“Ne e mbajtëm mbledhjen dhe Komisioni unanimisht ka konstatuar se ne nuk po mundemi të ushtrojmë kontrollin demokratik mbi ta”, ka thënë ajo, përcjell arbresh.info.

“Ne do të mundohemi që të gjejmë rrugë bashkërisht që të funksionojmë si Komision”ka thënë Musliu.
E pyetur se a është kjo agjenci jashtë kontrollit pasi që zyrtarët e saj nuk po paraqiten për raportim ajo ka thënë se e kanë të pamundur të funksionojnë si komision dhe nuk dëshiron të flet se a është jashtë kontrollit apo jo.
“Do të ketë zhvillime javën e ardhshme. Do të mundohemi që të jemi transparent”, ka deklaruar ajo./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme