Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri pas mbledhjes së Qeverisë ka thënë se sot kanë arrit të miratojnë projekt kodin e ri penal e që është çështje mjaft e rëndësishme, raporton Arbresh.info.
“Kemi të bëjmë me një politikë që është mjaft ndëshkuese për keqpërdorim të parasë publike dhe ajo qe është më e rëndësishme është ajo që këtu është trajtua edhe çështja e terrorizmit. Pra përfundimisht kemi arrit në një nivel tjetër”, ka thënë ai.
Ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj tha se ky projekt kod është një materie që sot e ka përkrahjen e të gjithë pjesëmarrjeve.
“Kjo punë e siguron Kosovën në pritjet që ka BE. Përpos faktit që ne në Kosovë e forcojmë rendin dhe ligjin ne e kemi rrit këtë nivel”, ka thënë ai./arbresh.info/
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...