Google ADS

PSG kthen vëmendjen te Karim Benzema?

09:18 | 13 Prill 2018
Arbresh Info

Paris Saint Germaini raportohet se mund të kthej vëmendjen e tyre te sulmuesi Karim Benzema.

Gjiganti francez besohet se mund të kërkoj gjatë merkatos verore transferimin e yllit në sulm të Real Madridit, transmeton portali arbresh.info.

30-vjeçari ka pasur një tjetër sezon të vështirë në Madrid dhe rikthimi i tij në vendlindje do të ishte sigurisht i mirëpritur nga lojtari.

Paris Saint Germain është duke kërkuar gjithashtu shërbimet e yjeve të tjerë si Mohamed Salah dhe Robert Lewandowski, por Benzema duket të jetë një opsion në i përballueshëm se dyshja tjetër.

Benzema ka realizuar vetëm pesë gola brenda 25 paraqitjeve këtë sezon për ‘Los Blancos’ në La Liga./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme